Lëvizja Vetëvendosje, Këshilli i Qendrës së Besianës, ka zyrtarizuar kandidaturën e Shpejtim Bulliqin edhe për një mandat në garën për kryetar të Komunës së Podujevës.
Kandidimin e ka konfirmuar vetë Bulliqi, duke thënë se fitorja e tij në garën për kryetar të Komunës është e padiskutueshme.
“Po, zyrtarisht jam kandidat i Vetëvendosjes për Podujevën. Gara është garë politike që ne do ta bëjmë dhe fitorja është e padiskutueshme”, është shprehur Bulliqi, për Klan Kosova.
Ai tha se në këto muaj qeverisje në Podujeve ka filluar ndryshimi dhe çdo ditë e më shumë po preket ai ndryshim.
Kujtojmë se Bulliqi kundërkandidat do ta ketë Ekrem Hysenin nga LDK, Besnik Tahirin nga AAK, ndërsa PDK ende nuk e ka bërë të ditur kandidatin e saj.