Site icon Telegrafi

LVV i reagon Thaçit: Ky që bëri thirrje për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë, sot na flet për respektim të masave të IKSHPK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi i cili tha se Kurti dhe grupi i tij duhet të përballen me drejtësinë për aktivitetet kriminale.

Thaçi pavarësisht asaj që deri më tani ka kundërshtuar vendimet e qeverisë të marra për parandalimin e COVID-19, ai sot tha se Kosova është duke e kaluar me sukses situatën emergjente me pandeminë.

Lexo po ashtu Thaçi: Kosova me sukses është duke e kaluar pandeminë COVID-19, po qasja e Qeverisë ishte e dështuar

Lidhur me këtë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se personi i cili bëri thirrje për mosbindje ndaj masave të Qeverisë, sot na foli për respektim të rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Personi që bëri thirrje për mosbindje ndaj masave të Qeverisë që erdhën si rezultat i rekomandimeve të IKSHP-së dhe i njëjti që frekuentonte kafiteritë dhe i njëjti që shkeli këto rekomandimet të përkthyera në rregulla kur doli në Shqipëri, sot na foli se si duhet të respektohen rekomandimet e IKSHP-së, tash kur jemi në përfundim të suksseshëm të pandemisë, ky që dështoi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Manxhuka në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version