Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, është pajtuar me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, për nënshkrimin e kontratës kolektive.
Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mullhaxha – Kollçaku ka thënë se këto veprime të Hotit janë premtime elektorale, transmeton Telegrafi.
“Hoti pas marrëveshjes me SBAShK-un: Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023. 2023? Ec e besoji këtij premtimi elektoral nga dikush që i numëron sekondat e fundit aty ku është ulur, dhe që pritet të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ajo në një postim në Facebook.
Ndryshe, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj kanë rënë dakord për kontratën kolektive për arsim dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet sot gjatë ditës.
Hoti ka bëri të ditur se janë pajtuar që të paguhet paga e 13-të për arsimin parauniveristar, duke filluar nga viti 2023 dhe kjo sipas tij do të lidhet me performancën në arsim, gjithashtu ai ka njoftuar se janë pajtuar për shujtën ditore dhe shpenzime e transportit. /Telegrafi/