Site icon Telegrafi

LVV akuzon Qeverinë, përmes një fotomontazhi e paraqet Hotin si marionetë të Vuçiqit

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar sërish Qeverinë Hoti, duke thënë se kjo qeverisje është e varur nga Lista Serbe.

LVV përmes një fotomontazhe e ka paraqitur kryeministrin Avdullah Hoti duke bërë lëvizjet ashtu siç dëshiron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndërsa pas tij është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e realizoi. Ju kërkua ndalimi i anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtar, edhe ajo u realizua. Kjo qeverisje është tmerrësisht e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhrat e Serbisë”, thuhet në reagim.

Më tej, LVV thekson se Kosova është dhe duhet të sillet si Republikë dhe si shtet i barabartë me vendet e tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version