Komuna e Istogut, ende nuk e ka vendosur fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani ashtu siç e kërkon ligji.
Së paku kështu pretendon kryetari i LVV-së në Istog, Agron Avdijaj i cili këtë pohim e ka bazuar edhe me një fotografi ku ende figuron foto e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Në Komunën e Istogut ende nuk është vendosur Fotografia e Presidentes së Republikës së Kosovës edhe pse tani po bëhen gati një muaj që nga zgjedhja e Presidentës znj. Vjosa Osmani.
Sipas Ligjit, të gjitha institucionet Republikës së Kosovës të cilat udhëhiqen nga Udhëheqësit e institucioneve obligohen që në mjediset e tyre ta vendosin Fotografinë e Presidentit/es të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Avdijaj.
Komuna e Istogut drejtohet nga Haki Rugova i LDK-së.
Sipas Ligjit, të gjitha institucionet Republikës së Kosovës obligohen që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e presidentit/es të Republikës së Kosovës./Telegrafi/