Telegrafi

“Negociatat janë zhvilluar rreth dy projekteve të rrezikshme: Asociacionin dhe ndarjen e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se negociatat me Serbinë kanë sjellë rezultate të dëmshme për Kosovën.

Në një postim në faqen zyrare të në Facebook, LVV thekson se këto negociata jane zhvilluar rreth dy projekteve të rrezikshme të Serbisë për Kosovën.

“Negociatat me Serbinë kanë sjellë rezultate të dëmshme për Republikën. Këto negociata janë zhvilluar rreth dy projekteve të rrezikshme të Serbisë për Kosovën: ‘Zajednicën’ dhe ndarjen e Kosovës. Të dy këto projekte janë kundërshtuar fuqishëm dhe si te tilla nuk kalojnë”, thekson Lëvizja Vetëvendosje në Facebook./Telegrafi/