Telegrafi

LVV: Në veri vendosen tabelat e vendbanimeve edhe në shqip

Në veri të Kosovës janë hequr tabelat e vendbanimeve të shkruara në gjuhën serbe, për t’u vendosur edhe në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) bëhet e ditur se janë hequr shenjat serbe dhe vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë.

“Në veri: Hiqen shenjat serbe, vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë”, kanë shkruar nga LVV në Facebook. /Telegrafi/