Site icon Telegrafi

LVV: Kryeministri i paligjshëm shkoi për njohje reciproke, e u kthye me shumë dëme për Republikën

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se kryeministri, Avdullah Hoti, siç e quajnë të paligjshëm dhe jolegjitim tha se po shkonte për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Vetëvendosje thekson se kryeministri Hoti ia mundësojë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Lexoni të plotë njoftimin:

Kryeministri i paligjshëm e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin ‘Republikë’.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik. /Telegrafi/

Exit mobile version