Site icon Telegrafi

LVV i kërkon Zemajt e Krasniqit raportim në Komisionin për shëndetësi

Lëvizja Vetëvendosje përmes një deklarate për media, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk i është përgjigjur kërkesës së këtij subjekti për të raportuar në Komisionin për Shëndetësi lidhur me pandeminë COVID-19.

LVV ka njoftuar se sot ka ripërsërtiur këtë kërkesë për raportim të Zemajt dhe u.d të drejtorit të SHKSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Njoftimi i plotë:

Marrë parasysh gjendjen e rëndë në vend me përhapjen e pandemisë, situatën ekstreme ku ndodhet personeli shëndetësor, pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre si dhe pacientët më sëmundje të rënda e kronike, sot është ripërsëritur kërkesa për raportim të Ministrit të Shëndetësisë dhe UD Drejtorit të SHSKUK-së.

Prej datës 7 korrik deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komisionin parlamentar për Shëndetësi kanë bërë kërkesën zyrtare për raportim të Ministrit të Shëndetësisë lidhur me situatën e pandemisë. Ende sot Ministri nuk i është përgjigjur kësaj kërkesë.

Në mbledhjen e sotme deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ripërsëriten këtë kërkesë pas rifillimit të punës së këtij Komisioni duke qenë se më herët ka qenë e pamundur për shkak të shëndetetit të anëtarëve dhe kryetares së Komisionit.
Kësaj kërkese deputetët nga Grupi i VETËVENDOSJE!-s i shtuan dhe kërkesën për raportim të UD Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version