Telegrafi

LVV emëron Shpejtim Bulliqin koordinator të degës në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është emëruar koordinator i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Bulliqi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se do t’i kushtojnë rëndësi procesit të zgjedhjeve të brendshme të LVV-së dhe do tu ofrojnë mundësi të rinjve.

“Dua t’ju njoftoj se jam emëruar kordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë. Emërimi im është bërë nga kryesia dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE z. Albin Kurti, ku edhe shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për besimin dhe përgjegjësinë që ma kanë deleguar. Detyrën e kordinatorit do ta kryej me përgjegjësi të lartë duke punuar maksimalisht në forcimin dhe zgjerimin e organizatës, me struktura të reja e të forta që garantojnë perspektivë për Lëvizjen e për qytetarët e Podujevës.  Procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes do t’i kushtojmë rëndësi duke ju ofruar mundësi e hapësirë kuadrove të reja dhe të dëshmuara”, ka shkruan Bulliqi. /Telegrafi/