LVV e LDK do të kenë përballje të forta në balotazh.
LDK dhe LVV janë duke bërë një garë të ngushtë sidomos në komunat Gjilan dhe Podujevë.
Derisa janë numëruar 89% e votave në Gjilan, Lutfi Haziri i LDK-së prin me 43 vota më shumë se Alban Hyseni i LVV-së.
Ndërkohë në Komunën e Podujevës kur janë numëruar 98.2% të votave, Ekrem Hyseni i LDK-së ka një avantazh prej 116 votash ndaj Shepjtim Bulliqit të LVV-së.
LDK dhe LVV në balotazh do të përballen edhe në Prishtinë, Viti e Fushë Kosovë./Telegrafi/