Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
Tërheqja e numrave nga 111-138 për renditje në fletëvotim është bërë nga përfaqësues të subjekteve politike.
Si rezultat i kësaj, kjo është renditja e pesë subjekteve më të mëdha politike:
Lëvizja Vetëvendosje-127
Lidhja Demokratike e Kosovës-132
Partia Demokratike e Kosovës-134
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-135 dhe
Nisma Socialdemokrate-121.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se KQZ është e përkushtuar që të siguroj një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt 2021. /Telegrafi/