Site icon Telegrafi

“Lutem për vendin tim”, Rina Balaj reagon pas vërshimeve në disa qytete të Kosovës

Rina Balaj Foto: Instagram/isyourgirlrina

Ditëve të fundit shumë qytete të Kosovës janë vërshuar nga të reshurat e mëdha të shiut.

Përpos familjeve të evakuuar, edhe dëme materiale pati në shumë prej qyteteve dhe rajoneve të tyre.

Kështu, këngëtarja e njohur Rina Balaj ka reaguar pas këtyre ndodhive të fundit, duke u lutur për vendin.

Foto: Instastory

Ajo përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, ka shpërndarë edhe sekuenca nga ujërat në Fushë Kosovë.

“Lutem për vendin tim”, ka qenë mbishkrimi në njërën prej imazheve.

Sidoqoftë kësaj, sa i përket karrierës profesionale, Rina ka paralajmëruar lansimin e albumit të dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version