Site icon Telegrafi

“Lunin është brenda portës dhe topi duket sikur ka kaluar vijën” – eksperti i referimit jep mendimin e tij për momentin e shumëpërfolur

Real Madrid mundi Barcelonën me rezultat 3-2 në “El Clasico” në stadiumin “Santiago Bernabeu” për të siguruar pothuajse titullin e La Ligas.

Vinicius Junior, Lucas Vazquez dhe Jude Bellingham shënuan për Los Blancos, ndërsa Andreas Christensen dhe Fermin Lopez shënuan për Blaugranat.

Real Madridi tani la 11 pikë më shumë se Barcelona së vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.

Lexo po ashtu Postimi i Tebas për pritjen e Lunin shkakton rrëmujë në Spanjë

Por një moment shumë i përfolur, ishte ‘goli’ i tretë i ndeshjes që e shënoi Lamine Yamal në minutën e 27-të. Të paktën kështu dukej nga xhirimet.

https://twitter.com/LynasLesli4195/status/1782130503388172526

Pasi mungon teknologjia e njohur si ‘goal-line’, rasti u rishikua në VAR, ku gjyqtarët konkluduan se Andriy Lunin e largoi topin nga vija e portës para se të kalonte i plotë vijën.

Ish gjyqtari i njohur spanjoll, Marce Alfonso Perez Burrull, ka thënë se në pamje dukej që ishte gol i rregullt.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 3-2 Barcelona: Vazquez e Bellingham shkëlqejnë, Cubrasi dhe Cancelo dështim

“Ne nuk kemi teknologjinë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, por duket se topi kaloi plotësisht vijën ku edhe Lunin ishte brenda porte. Nëse gjyqtarët nuk janë të sigurt se është gol, atëherë vendimi me rregulla është i saktë”, ka thënë Perez Burrull. /Telegrafi/

Exit mobile version