Telegrafi

Lumi B publikon këngën e re me klip “Cili je ti”

Reperi i njohur shqiptar, Lumi B ka publikuar këngën më të re.

Projekti i rap-artistit mban titullin “Cili je ti” dhe është lansuar bashkë me videoklip.

Producent i këngës është vetë reperi, klipi me regji të Valon Aziri ndërsa është prodhimi kompanisë muzikore RedBox.

Foto: Screenshot/YouTube

Në klipin e veçantë janë përfshirë skena nga skeçet humoristike të dy prej humoristëve që kanë lënë gjurmë Ibrahim Krajkova-Leci dhe Rasim Thaçi-Cima.

Lexo po ashtu Lumi B paralajmëron projektin e ri, publikohet të mërkurën

Ndërkohë, nuk kanë munguar as miqtë e reperit, artistët e njohur, MC Kresha, Lyrical Son, Getoar Selimi dhe Ledri Vula.

Kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe mbetet të shihet si do të pritet nga fansat e tij.

Theksojmë që ky projekt solo I Lumit vjen pas një bashkëpunimi të suksesshëm që solli me MC Kreshën dhe Lyrical Son “Hustle për burek”. /Telegrafi/