Site icon Telegrafi

Lumi B, Lyrical Son dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin “Maje”

Estrada shqiptare po vazhdojnë të jenë aktiv edhe gjatë fundvitit.

Artistëve që kanë publikuar projekte të reja muzikore në ditët e fundit të këtij viti, i janë bashkuar edhe tre reperët e njohur, Lumi B, Lyrical Son & Mc Kresha.

Ata kanë bashkuar forcat për një duet, të cilin e kanë shoqëruar edhe me një videoklip, i realizuar nga Cinegr8, me regji të Valon Azirit.

Foto: Screeshot/YouTube

“Maje” titullohet kënga e cila tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Për tekstin janë kujdesur Lumi B, Lyrical Son dhe Mc Kresha ndërsa kënga është prodhim i Big Bang Beats. /Telegrafi/

Exit mobile version