Telegrafi

Lumi B, DJ PM e Dagz do ti shohim në festivalin “Sunny Hill”

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gushtë të këtij viti.

Teksa po afrohemi tek dita e fillimit të festivalit muzikor, “Sunny Hill”, organizatorët po vazhdojnë të zbardhin emrat e artistëve që do të performojnë.

Dj Dag, Dj PM e Lumi B janë ndër emrat e rinj që janë zbuluar se do të jenë para publikut të gjerë dhe fansave të tyre.

“Lumi B dhe dyshja e çmendur i janë bashkuar listës së këngëtarëve që do t’i shohim në festival”, shkruar ndër të tjerash në njoftimin e organizatorëve.

Theksojmë se artistë të tjerë që do të këndojnë janë edhe Calvin Harris, Gashi si dhe Miley Cyrus.

Lexo po ashtu Dukagjin Lipa: Qëllimi i festivalit "Sunny Hill" është promovimi i Kosovës dhe i artistëve tanë

Ndryshe, sot është mbajtur një konferencë për media në kuadër të festivalit, ku janë shpalosur detaje rreth “Sunny Hill”. /Telegrafi/