Telegrafi

”Lulet për 8 mars” qytetarëve të Maqedonisë ju kanë kushtuar afër 1 milionë euro

Enti shtetëror për statistika në Maqedoni ka nxjerrë një statistikë interesante lidhur me festën ndërkombëtarë 8 mars, duke treguar sa para janë harxhuar në periudhën e njejtët para festës por gjatë vitit të kaluar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjithësejt, për lule për gjininë e bukur vitin e kaluar janë harxhuar hiç më pak se 998.229 euro.

Nga këto, 497.514 euro janë harxhuar për lule që janë importuar në vend nga shtete si Ekuadori, Holanda dhe Kolumbia, që kanë qenë shtetet që më shumë janë importuar lule.

Për këtë vit, nga ESHS thonë se pritet që të ket ulje të harxhimeve duke pasur parasysh gjendjen aktuale në vend. /Telegrafi/