Site icon Telegrafi

Luksi qeveritar: Duan 70 për qind të pagës edhe pasi të kryejnë mandatin (Video)

Njihet si Qeveria më e madhe në rajon për nga përbërja. Kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, përbëhet nga tre zëvendës kryeministra, 21 ministri, përfshirë dy ministra pa portofol dhe rreth 50 zëvendës ministra, raporton KTV.

E pavarësisht kritikave që kjo është një qeveri e luksit për një vend të varfër si Kosova, kjo nuk e ka penguar që Qeveria t’i shpërblejë këtë zyrtarë edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.

Ky është vendimi i 17 nëntorit të vitit të kaluar, në bazë të së cilit, zëvendëskryeministrave, ministrave dhe drejtorit të AKI-së, u njihet 70 për qind e pagës një vit pas mbarimit të mandatit, ndërsa zëvendësministrave gjashtë muaj pasi të kryejnë mandatin.

Shoqëria civile konsideron se kjo e rëndon edhe më shumë buxhetin e shtetit.

Albert Krasniqi nga KDI-ja thotë se ekzekutivi po e shfrytëzon mungesën e dy ligjeve, atë për Qeverinë dhe për pagat e zyrtarëve publik.

I kundërligjshëm po cilësohet ky vendim nga ana e deputetit Ilir Deda.

Ndërkohë, Televizioni Arta, për disa ditë me radhë ka provuar të marrë një qëndrim nga ana e Qeverisë, mirëpo ka qenë e pamundur.

Exit mobile version