Site icon Telegrafi

Luke Shaw nuk do ta pranojë homoseksualitetin

Futbollisti anglez, Luke Shaw, ka përgënjeshtruar njoftimet se ai është njëri nga dy lojtarët e Ligës Premier që duan të deklarohen homoseksualë.

Të premten është raportuar se dy lojtarë, njëri prej tyre anglez, duan të dalin publikisht rreth orientimit të tyre seksual.

Nëse kjo ndodh, ata do të ishin futbollistët e parë që do të dilnin publikisht që nga viti 1990, kur Justin Fashanu pranoi se ishte homoseksual.

Njëri nga ta ishte spekuluar të ishte mbrojtësi i Manchester Unitedit, por ai ka mohuar diçka të tillë.

“Nuk jam unë, prandaj le ta mbyllin gojën të gjithë”, ka shkruar në Twitter 20-vjeçari Shaw. /Telegrafi/

Exit mobile version