Telegrafi

Lukashenko: Prigozhinin e kam paralajmëruar se mund ta ketë një fund fatal, Putin nuk është fajtor

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se ai “nuk mund ta imagjinojë” se Vladimir Putin të jetë përfshirë në rrëzimin e aeroplanit në të cilin thuhet se ishte Yevgeny Prigozhin.

Ai tha se “është një punë shumë e ashpër dhe joprofesionale” që presidenti rus ta ketë urdhëruar rrëzimin e aeroplanit, raporton skynews.

“Unë e njoh Putinin – ai llogaritur gjithçka, ai është shumë i qetë, madje ndonjëherë vonohet”, tha lideri bjellorus. “Nuk mund ta imagjinoj se ai e ka bërë këtë, Putin nuk është fajtor”.

Lukashenko gjithashtu deklaroi se i kishte paralajmëruar shefat e mercenarëve, Prigozhinin dhe Dmitry Utkin – i cili besohet se i ka dhënë emrin grupit Wagner – të jenë vigjilentë ndaj kërcënimeve të mundshme ndaj jetës së tyre.

Presidenti bjellorus deklaroi se i ka thënë Prigozhinit teksa drejtonte marsh kryengritës drejt Moskës dy muaj më parë se ai do të “vdiste”.

Lexo po ashtu A do të marrë pjesë Putini në varrimin e Prigozhinit?

Prigozhin thuhet se u përgjigj, “në ferr edhe nëse do të vdes”.

Në lidhje me atë nëse luftëtarët e Wagnerit do të qëndronin në Bjellorusi si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar për t’i dhënë fund rebelimit jetëshkurtër, Lukashenko tha se “për sa kohë që ne kemi nevojë për këtë njësi, ata do të jetojnë dhe punojnë me ne”. /Telegrafi/