Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha të enjten në mbrëmje se nuk do të dërgojë ushtrinë në territorin e Ukrainës, sepse nuk do të zgjidhte asgjë.
Lukashenko u tha gazetarëve bjellorusë se nuk do ta fusë ushtrinë e tij në Ukrainë, sepse nuk ka nevojë për të. Ai theksoi se aktualisht mund të aktivizojë 35-40 mijë ushtarë në atë zonë, por se kjo nuk do ta zgjidhë problemin.
Ai tha gjithashtu se SHBA nuk dëshiron bisedime paqeje lidhur me situatën në Ukrainë dhe se amerikanët kanë frikë vetëm nga një konflikt bërthamor.
Sipas tij, SHBA sundon mbi Poloninë dhe ka frikë vetëm nga armët bërthamore, përdorimi i të cilave, sipas tij, do ta përshkallëzonte shumë situatën.
Ai gjithashtu theksoi se duhet të negociojmë në mënyrë të arsyeshme, pra të flasim për arritjen e paqes.
Kohë më parë, ai vuri në dukje se udhëheqja e Ukrainës duhet të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund luftës, nëse nuk duan shkatërrimin e vendit dhe vdekjen e një numri të madh njerëzish. /Telegrafi/