Site icon Telegrafi

Lukashenko: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, për t’u shmangur humnera e luftës bërthamore

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se Moska, Kievi dhe aleatët perëndimorë të këtij të fundit duhet të bien dakord të ndalojnë luftën në Ukrainë për të shmangur “humnerën e luftës bërthamore”.

“Ne duhet të ndalemi, të arrijmë një marrëveshje, të përfundojmë këtë rrëmujë, operacion dhe luftë në Ukrainë”, tha Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, për agjencinë e lajmeve AFP të enjten në kryeqytetin bjellorus, Minsk, transmeton Telegrafi.

“Le të ndalemi dhe pastaj do ta kuptojmë se si të vazhdojmë të jetojmë… Nuk ka nevojë të shkojmë më tej. Më tej qëndron humnera e luftës bërthamore. Nuk ka nevojë të shkojmë atje”.

Zyrtarët rusë kanë thënë se Moska do të autorizojë përdorimin e armëve bërthamore vetëm në rast se do të përballet me një “kërcënim ekzistencial”.

Por shqetësimet u ngritën për përdorimin e tyre të mundshëm në Ukrainë në fillim të luftës, pasi Putini vuri në gatishmëri të lartë forcat parandaluese bërthamore të Rusisë më 27 shkurt – tre ditë pasi urdhëroi pushtimin. /Telegrafi/

Exit mobile version