Telegrafi

Lukashenko: Bjellorusia nuk do të marr pjesë në invazionin rus në Ukrainë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, po këmbëngul se forcat e armatosura bjelloruse nuk do të marrin pjesë në invazionin rus në Ukrainë.

Lideri bjellorus ka theksuar se forcat e armatosura të vendit të tij nuk po marrin pjesë në invazionin rus në Ukrainë, dhe as që do të marrin pjesë, transmeton Telegrafi.

Aleati i ngushtë i Rusisë dhe Vladimir Putinit, Lukashenko tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus.

Kujtojmë që Rusia ka shfrytëzuar territorin e Bjellorusisë për të filluar invazionin në Ukrainë, e komentet e fundit të liderit bjellorus po shihen me skepticizëm nga ekspertët perëndimorë të sigurisë. /Telegrafi/