Telegrafi

Lukaku zgjidhet lojtari më i miri i sezonit në Ligën e Evropës

Romelu Lukaku (Foto: UEFA/Twitter)

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku e ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë” për sezonin 2019/20 në Ligën e Evropës.

Sezoni i fundit i Ligës së Evropës ka qenë shumë interesant dhe në fund u kurorëzua me një finale të madhe mes Sevillës dhe Interit.

Fitore në fund shënuan klubi spanjoll me rezultat të ngushtë 3-2, në një ndeshje me shumë rikthime dhe emocion.

Lexo po ashtu Kompletohen 12 grupet e Ligës së Evropës: Super ndeshje në grupin H

Megjithatë, lojtari më i mirë i sezonit është zgjedhur një lojtar i Interit.

Bëhet fjalë për sulmuesi belg, Lukaku, i cili ka mposhtur në garë mesfushorin e Sevillës, Ever Banega dhe atë të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes.

Në këtë sezon, Lukaku arriti t’i shënojë 7 gola në 6 ndeshje apo nga vetëm 443 minuta të luajtur. /Telegrafi/