Ka vazhduar përplasja mes Romelu Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovicit, por kësaj here në distancë.
Kujtojmë se para pak javësh, sulmuesi i Interit dhe ai i Milanit kishin një takim të ashpër, aty ku shkëmbyen edhe fyerje mes njëri-tjetrit.
Në javën e 23-të, Nerazzurët mposhtën 3-0 Rossonerët në San Siro, duke thelluar kështu diferencën në kreun e tabelës.
Belgu e shënoi golin e tretë të takimit për Interin, derisa në festën e golit thumboi Ibrahimovicin.
Lukaku bëri me shenjë se në Milano është vetëm një mbret dhe është vetëm ai e jo suedezi.
“Unë jam më i miri. Unë, unë, ta kam thënë”, thumbon belgu në drejtim të Ibras. /Telegrafi/
https://twitter.com/OfficialLIGI/status/1363540141147586563