Interi mund ta rikthejë Romelu Lukakun që këtë fundjavë për ‘Derby d’Italia’ me Juventusin.
Lukaku e humbi ndeshjen në humbjen 2-1 të Interit ndaj Barcelona pas një shtrëngim që kishte në muskuj.
Corriere dello Sport raporton se ai ka stërvitur sot, kur ekipi e kishte pushim.
Për rrjedhojë, shanset e sulmuesit për të filluar në San Siro janë të larta, por Antonio Conte mund të zgjedhë që të mos rrezikojë.
Alexis Sanchez nuk do të luajë ndaj Juves pasi është i pezullua. Matteo Politano dhe Matias Vecino janë gjithashtu të aftë dhe mund të luajnë. /Telegrafi/