Site icon Telegrafi

Lukaku po shkëlqen te Interi, barazon rekordin e madh të golave të fenomenit Ronaldo

Romelu Lukaku ka barazuar një rekord të madh të legjendës braziliane, Ronaldo, me fanellën e Interit.

Nerazzurrët fituan me vështirësi në udhëtim te Bologna me rezultat 2-1 dhe kjo fitore i ngjiti përkohësisht në krye të tabelës.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan nga sulmuesi belg, Lukaku, i cili po impresionon me paraqitje në këtë fillim sezoni.

Lexo po ashtu Interi fiton me vështirësi te Bologna, Lukaku hero i triumfit

Golat ndaj Bolognas ishin e teta dhe e nëntë për belgun te Nerazzurrët dhe kjo do të thotë se ai ka barazuar një rekord të madh.

Ish-sulmuesi i Chelseat, Everton dhe Manchester Unitedit është lojtari i parë që shënoi nëntë ose më shumë gola në 11 ndeshje e para në Serie A për Interin.

Festa e golit të parë nga Lukaku (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

I fundit që kishte arritur një gjë të tillë ishte legjenda braziliane, Ronaldo, në sezonin 1997-98.

‘Fenomeni’ brazilian e përfundoi atë sezon me 25 gola në ligë dhe 34 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1190707575542517760

Exit mobile version