Real Madridi po vështron sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.
Mbretërit janë të interesuar të bëjnë revolucion në skuadër për sezonin e ri.
Me emërimin e trajnerit Julen Lopetegui tani kanë ndryshuar edhe objektivat në tregun e transferimeve.
Sipas mediumit Diario Gol, kampionët evropianë e shohin sulmuesin belg, Lukaku, si një objektiv të madh gjatë afatit veror.
Lukaku shihet nga drejtuesit e klubit mbretëror si zëvendësim ideal për 30-vjeçarin francez Karim Benzema.
Ky medium raporton që durimi i Realit është holluar me vijën e tyre sulmuese dhe dëshirojnë ta përtërijnë atë.
Lojtari që ata ndjejnë që mund të sjellë më shumë gola tek loja e Los Blancos është ish-ylli i Chelseat, Lukaku.
Megjithatë, transferimi i belgut do të jetë i vështirë dhe i shtrenjtë pasi Unitedi pagoi verën e kaluar mbi 80 milionë euro për të. /Telegrafi/