Romelu Lukaku thuhet se ka rënë dakord me Interin rreth kushteve personale dhe kontratës në rast transferimi në Serie A.
Sulmuesi i Manchester Unitedit ka qenë i lidhur fort me një largim nga Old Trafford dhe transferimi në verë në Itali.
Lukaku thuhet se së shpejti mund të bashkohet me Antonio Conten në Giuseppe Meazza pasi është i preferuari i trajnerit italian.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Lukaku tashmë ka rënë dakord me klubin italian rreth kushteve personale.
Transferimi i Lukakut do të largojë edhe më shumë Mauro Icardin nga Interi, pas prishjeve të raporteve me drejtuesit e klubit. /Telegrafi/