Romelu Lukaku është i lumtur te Interi dhe beson se zikaltrit mund të vazhdojnë të fitojnë edhe pa Antonio Conten.
Sulmuesi belg iu është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në Twitter duke sqaruar se nuk e ka në plan që të largohen nga Stadio Giuseppe Meazza.
Një prej pyetjeve ishte drejtuar nga ish-përfaqësuesi anglez, Trevor Sinclair, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Manchester City.
Pyetja e 48-vjeçarit në rrjetet sociale ishte nëse Lukaku do ta pëlqente kalimin te klubi anglez.
“Jam i lumtur te Interi”, ishte përgjigja që ia ka dhënë 28-vjeçari.
Agjenti i tij, Federico Pastorello, konfirmoi muajin e kaluar se Lukaku nuk dëshiron të largohet nga Nerazzurrët, megjithëse klubi planifikon t’i largojë disa nga yjet. /Telegrafi/