Telegrafi

“Lukaku nuk është më i njëjti lojtar”, trajneri i Belgjikës falënderon Interin

Menaxheri i Kombëtares së Belgjikës Roberto Martinez falënderon Interin për ndihmën e tyre në transformimin e sulmuesit Romelu Lukaku.

28-vjeçari belg është i freskët nga fitimi i Scudettos në San Siro pas dy sezonesh në Serie A.

Forma e tij e jashtëzakonshme dhe grinta e fituar te Interi kanë bërë që trajneri Martinez të lavdëroj lojtarin dhe klubin italian.

Lexo po ashtu Lukaku zgjidhet më i miri në Serie A – belgu nuk harron t’i falënderojë personat kyç

“Të luash kundër Lukakut tani nuk është e njëjta gjë krahasuar me tre vjet më parë, sepse ai nuk është i njëjti lojtar si i tri viteve më parë”, ka thënë fillimisht Martinez në një konferencë shtypi përpara miqësores me Kroacinë.

“Tani ai është në gjendje të krijojë shumë hapësira për shokët e tij të skuadrës dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht atë edhe me ekipin kombëtar”, përfundoi trajneri i Belgjikës.

Lukaku shënoi 30 gola dhe shtoi 10 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat për Interin këtë sezon. /Telegrafi/