Site icon Telegrafi

Lukaku një stop sulmues, por edhe një njeri shumë i mençur – flet rrjedhshëm tetë gjuhë të botës

Romelu Lukaku më në fund ka arritur të rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur, pas kalimit te Interi në verën e kaluar nga Manchester United.

Me 17 gola të shënuar në 25 ndeshje në Serie A, tifozët kanë filluar të thonë se sulmuesi belg është në kategorinë e lojtarëve të klasit botëror.

Por, talenti i tij nuk është vetëm në fushë, por edhe jashtë saj pasi 26-vjeçari flet rrjedhshëm tetë gjuhë botërore.

Pas kalimit te Interi, Lukaku kishte arritur që për vetëm dy muaj e gjysmë të mësojë gjuhën italiane dhe të jap intervistën e parë.

Lexo po ashtu Futbollistët më inteligjent: Chiellini e Tomori me diploma në ekonomi, Lukaku poliglot, Mata gazetar, Johnson matematicient

Ai mund të flasë rrjedhshëm gjuhët si, anglisht, spanjisht, holandisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, gjuhën kongoleze dhe atë braziliane.

Sergio Aguero është luan na viti 2011 për Manchester City, nuk arrin të flas rrjedhshëm anglisht, derisa Gareth Bale nga viti 2013 te Real Madridi e vë vetën në siklet nëse detyrohet të flas spanjollisht. /Telegrafi/

https://twitter.com/marathonbet/status/1015920021904773120

 

 

Exit mobile version