Telegrafi

Lukaku ndez debatin: Për të ndodhur ndalimi i futbollit në Itali kishim nevojë që një lojtar i Juventusit të dilte pozitiv

Romelu Lukakut siç duket edhe pas shumë javësh nuk i ka dal inati nga humbje që pasoi ndaj Juventusit, pasi deklarata e tij e fundit, pritet të hap një debat të ri në futbollin italian.

Lukaku beson që futbolli duhej të ishte ndalur para se ndeshje Juventus – Inter (2-0) të zhvillohej, duke thënë se futbolli në Itali u ndal pasi një juventin doli pozitiv, duke iu referuar Daniele Ruganit.

“Shëndeti vjen i pari. Pse duhet të luajmë nëse ka njerëz në botë që po rrezikojnë jetën e tyre? Megjithatë është e nevojshme që lojtari i Juventusit të jetë pozitiv që futbolli të ndalet: A është kjo normale? Jo, nuk është normale”, ka thënë Lukaku.

Sulmuesi nerazzurri foli për këtë gjatë në Instagram në një intervistë drejtpërdrejtë të organizuar nga Puma me Thierry Henryn.

“E pranoj që më mungon futbolli, por tani gjëja e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Gjithçka tjetër është sekondare”.

“Ajo që më mungon më shumë është ritmi i garës, duelet me kundërshtarin, stadiumi plotë, afeksioni i publikut. Unë po shfrytëzoj këtë moment për të analizuar ndeshjet e mia të fundit”, ka thënë Lukaku.

Pikërisht ndeshja e tij e fundit ndaj Juventusit ishte paraqitja më e dobët e tija prej se ka kaluar te Interi. /Telegrafi/