Manchester City është i interesuar për transferimin e dyshes Romelu Lukaku dhe Danny Ings në verën e ardhshme.
Skuadrës së Pep Guardiolas i ka munguar Sergio Aguero në pjesën më të madhe të sezonit aktual, derisa Gabriel Jesus ka shënuar vetëm shtatë gola në 19 ndeshje.
Dhe sipas The Athletic, sulmuesi i Interit dhe ai i Southamptonit konsiderohen opsionet më të mira për fazën ofensive të liderit të Ligës Premier.
Lukaku ka qenë fantastik për Nerazzurrët prej se u transferua nga Manchester Unitedi në vitin 2019 duke shënuar 54 gola në 78 ndeshje.
Në anën tjetër edhe Ings ka mahnitur me Southamptonin në 18 muajt e fundit. Në sezonin e kaluar realizoi 25 gola, ndërsa këtë edicion e ka gjetur rrjetin shtatë herë deri më tani.
Aguero pritet të largohet nga City në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata, ndërsa Barcelona është destinacion potencial, pasi katalunasit duan ta shfrytëzojnë argjentinasin për ta mbajtur bashkëkombësin e tij, Lionel Messi. /Telegrafi/