Site icon Telegrafi

Lukaku ka vendosur për të ardhmen

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka vendosur për të ardhmen e tij.

Anëtari i skuadrës angleze, Everton ka treguar haptazi se dëshiron të largohet nga ekipi aktual në fund të stinorit.

Edhe pse ka dy vite kontratë me klubin e kaltër, Lukaku ka bërë me dije se nuk dëshiron vazhdimin.

“Vendimin tashmë e kam marrë dhe mund të flas lirshëm për sa i përket të ardhmes sime”, deklaroi belgu.

“Nuk po shoh asnjë gjë të keqe për një futbollist nëse ka ambicie për të kaluar tek një klub i madh, unë nuk jam arrogant”.

“Kam bërë një rrugë të gjatë dhe kam ndihmuar Evertonin dhe në fund të stinorit do të shohim ku do të vazhdoi”, tha Lukaku.

Sulmuesi i talentuar pritet të rikthehet te Chelsea për një shumë rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version