Romelu Lukaku tani ka përfunduar testet mjekësore me Romën dhe tani duhet vetëm të nënshkruajë kontratën e tij me Giallorossët përpara se të zyrtarizohet lëvizja e tij.
Ish- sulmuesi i Interit mbërriti në Romë me një avion privat në pronësi dhe pilotim të presidentit të klubit Dan Friedkin të martën pasdite, pasi kishte fluturuar nga Brukseli.
Belgut iu organizua një pritje heroike në Romë, me turma të mëdha mbështetësish që u mblodhën në aeroport.
Roma do t’i paguajë klubit aktual të Lukakut, Chelseat, një tarifë prej 5 milionë euro plus bonuse për ta marrë atë në huazim për këtë sezon.
Raportimet në Angli detajojnë se tarifa totale pritet të arrijë një shifër afër tetë milionë euro.
Lukaku gjithashtu ka rënë dakord për të ulur pagën për t’u bashkuar me Romën dhe tani do të fitojë një pagë vjetore prej 7.5 milionë euro në sezon, nga 12 milionë euro në sezon që kishte marrë më parë te Blutë. /Telegrafi/
.@OfficialASRoma, Romelu #Lukaku ha terminato le visite mediche: ora si attende la firma del contratto
👉 https://t.co/Fi5Ar3mj0u pic.twitter.com/EkbCEVdNzJ— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 29, 2023