Telegrafi

Lukaku: Jam këtu për të fituar, i lumtur tek Interi

Interi fitoi derbin ndaj Milanit me rezultat 4-2, ky ishte një nga ndeshjet më të zjarrta në vitet e fundit pasi zikaltrit e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 0-2, por arritën të kthehen pas një pjese të dytë fantastike.

Golin e fundit në takim e shënoi Romelu Lukaku, i cili tashmë ka 17 gola në Serie dhe pas ndeshjes për Sky Sport u shpreh i lumtur dhe falënderoi të gjithë për përkrahjen.

Në pjesën e parë kishte shumë presion?” Pjesa e parë ishte e vështirë. Por, pas pushimit i gjithi ky stadium ka parë mentalitetin e këtij Interi, i cili nuk dorëzohet deri në fund”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Inter 4-2 Milan, Ibra me vlerësimin më të lartë

“Kur shënon ti Interi fiton? E them gjithmonë që punoj për të ndihmuar skuadrën për të fituar. Unë jam këtu për të fituar”.

E keni pritur një ndikim të tillë në kampionatin italian? I falënderoj bashkëlojtarët, trajnerin dhe stafin e tij. Kur erdha në Itali e dija që do ishte e vështirë të shënoja gola. Falënderoj tifozët, jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë belgu.

Pas kësaj fitore Interi renditet i pari në Serie A me 54 pikë, aq sa Juventusi. Ndeshjen e ardhshme klubi nga Milano luan ndaj Lazios. /Telegrafi/