Telegrafi

Lukaku flet më në fund për përleshjen me Ibrahimovicin dhe zbulon raportet me sulmuesin e Milanit

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka zbuluar të vërtetën rreth raporteve të tij me yllin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Belgu ishte përfshirë në një përleshje me sulmuesin e Milanit gjatë një derbi në Coppa Italia në muajin janar dhe tashmë ka shpjeguar gjithçka çfarë ndodhi.

“Ne ishim 1-0 në disavantazh, unë kisha humbur një rast për gol dhe isha pak i zemëruar. Fjalët e tij më goditën. Nuk jam i lumtur për reagimin tim, por nuk e le veten të shtypem”, ka thënë fillimisht Lukaku për Il Corriere della Sera.

Lexo po ashtu Ibra dhe Lukaku gjobiten për fërkimin e ashpër në Kupën e Italisë

“Jam modest, jam fitues dhe luftoj deri në vdekje për fitoren e shokëve të mi të skuadrës”.

“Ibrahimovic është një futbollist i shkëlqyeshëm, ai ka fituar kudo ku ka qenë, duke shënuar më shumë se 500 gola”.

“Unë kisha pasur një marrëdhënie të mirë me të derisa isha në Manchester United, por ne kemi nevojë për këtë lloj futbollistësh në Serie A”.

“Ai dëshiron të fitojë për veten e tij, unë dua të fitoj për Interin dhe Ronaldo për Juventusin. Tani, është Mourinho te Roma. Këto janë gjëra të këndshme për futbollin italian”, përfundoi ylli i Interit. /Telegrafi/