Romelu Lukaku ka folur për zënkën që kishte me Nicolo Barellan, duke thënë se ai është ‘një nga shokët më të mirë të skuadrës që kam pasur në karrierën time’.
“Fizikisht, tani jam në top formë. Jam i lumtur, sepse kisha disa ndeshje për t’u rikthyer në formë, tani jam gati. Ne bëmë punë të shkëlqyer së bashku me stafin dhe skuadrën, shumë stërvitje me intensitet të lartë, kështu që tani duhet të vazhdojmë”.
“Natyrisht, një sulmues dëshiron të shënojë gola dhe të fitojë ndeshje. Tani duhet të përqendrohemi në këtë lojë të vështirë”, ka thënë Lukaku për formën.
Lukaku dhe Barella ndaj Sampdorias po debatonin hapur në fushë, duke sharë njëri-tjetrin dhe duke fyer.
Romelu #Lukaku broke the silence ahead of #InterUdinese after clash with teammate Nicolò #Barella last match.
All is now well with Lukaku explaining, “our relationship is like this”. #InterUdinese #SerieATIM
Full interview
👇https://t.co/V3wPzAuzHk pic.twitter.com/2f3Nx5hjba— SempreInter.com (@SempreIntercom) February 18, 2023
“Unë gjithmonë kam thënë, nëse do të më duhej të zgjidhja një lojtar për të shkuar në luftë, ai do të ishte Nicolo. Ai është një lojtar kaq i rëndësishëm dhe një nga bashkëlojtarët më të mirë që kam pasur në karrierën time”, buzëqeshi Lukaku. /Telegrafi/