Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, thuhet se ka rënë dakord me Juventusin për një pagë prej rreth 9 milionë euro në sezon.
Sipas Romeo Agresti të Goal.com, kushtet personale janë negociuan mes Juves dhe Lukakut të enjten.
Sidoqoftë, Agresti përsëriti se marrëveshja kryhet, nëse Paulo Dybala pajtohet të shkëmbehet me belgun.
Dybala u kthye në Torino këtë mëngjes dhe pritej të zhvillonte bisedime me trajneri e Bianconerëve, Maurizio Sarrin, si dhe t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Argjentinasi e ka kuptuar duket që aventura e tij te Juve është mbyllur.
Për të kaluar te United, klubi duhet t’i ofrojë 25-vjeçarit një rritje të konsiderueshme paga, nga kjo aktualja 7.5 milionë euro./Telegrafi/