Sulmuesi belg, Romelu Lukaku mund të largohet nga Evertoni në fund të stinorit.
23-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të lartë ku po shënon rregullisht dhe po bënë asistime.
Në 25 ndeshje në të gjitha garat, belgu ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.
Mediat angleze që janë thirrur në burime pranë lojtarit, kanë raportuar se Lukaku dëshiron rikthimin te Chelsea në fund të stinorit.
Dy vite më parë Chelsea e shiti lojtarin për një shumë rreth 40 milionë euro.
Mirëpo në rast se do të kishte kthim në Londër, atëherë lideri i Ligës Premier do të duhej të paguante rreth 70 milionë euro për blerjen e Lukakus. /Telegrafi/