Ylli i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku është lojtari i fundit që ka rënë në syrin e kamerave gjatë konferencën për shtyp, ku theks të vecantë kanë reklamimi i pijeve.
Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, doli në titujt kryesorë të Euro 2020 në fillim të kësaj jave, kur largoi dy shishe Coca-Cola nga tavolina e tij gjatë një konference shtypi.
Reagimi i yllit portugez thuhet se i kushtojë kompanisë së njohur plot 4 miliardë humbje, por kjo nuk është se i ndikoi edhe aq shumë, pasi ata deklaruar se “të gjithë mund të pinë çfarë të duan”.
Disa ditë më vonë, Paul Pogba bëri të njëjtën gjë duke larguar shishen e birrës Heineken nga tavolina, pasi ai njihet si një mysliman praktikues i devotshëm.
Megjithatë, jo të gjithë lojtarët dhe trajnerët janë në të njëjtën linjë sa i përket pijeve, çofshin të gazuara, energjike apo alkoolike.
Emra si ai i përzgjedhësit të Rusisë, Stanislav Cherchesov dhe mesfushorit Andriy Yarmolenko u bënë pjesë e ‘kampanjës’.
Të dy dolën në mbrojtje të kompanive sponsorizuese, me Cherchesov që hapi një Coca-Cola dhe e piu në konferencë, ndërsa Yarmolenko iu ofrua hapur për t’i reklamuar.
Këta dy nuk janë të vetmit, pasi i fundit që ka reaguar pro Coca-Colas është ylli i Belgjikës dhe Interit, Lukaku.
Lukaku mori rolin e ‘anti-Ronaldo’ duke e treguar veten me një humor krejt tjetër nga ylli i Juventusit, pasi për dallim nga portugezi që po sulmonte kompaninë, belgu u tret në të qeshura.
"@CocaCola, call @RocNation!"
Now @RomeluLukaku9 is on that sponsor grind 🤑😅#EURO2020 | #BEL pic.twitter.com/rMTSotgRsm
— GOAL (@goal) June 17, 2021
Sulmuesi belg e interpretoi situatën me një shaka: ai ftoi Coca-Colan të kontaktojë agjesinë e tij, Roc Nation, të cilët kujdesen për imazhin e tij dhe të drejtat e lidhura me të.
“Coca Cola, kontakto RocNation. Coca-Cola, kontakto RocNation, ne mund të punojmë së bashku”, ka thënë Lukaku duke qeshur. /Telegrafi/
https://twitter.com/RomeluLukaku9/status/1405629743458930692