Telegrafi

Lukaku arrin në Milano, qindra fansa të Interit e mirëpresin në aeroport

Tifozët e Interit kanë mirëpritur Romelu Lukakun në aeroportin e qytetit në orët e para të mëngjesit.

Sulmuesi i Manchester United, belgu gjatë ditës së sotme do të nënshkruajë me skuadrën italiane të Serie A.

Raportohet se futbollisti do të nënshkruajnë një marrëveshje katërvjeçare gjersa Djajtë e Kuq do të përfitojnë rreth 78 milionë euro.

Tashmë kanë nisur të qarkullojnë video të arritjes rreth orës 2:00 të mëngjesit, ku lojtarin e kanë pritur rreth 300-500 tifozë të Nerazzurrëve.

Theksojmë se futbollisti kohët e fundit nuk ka pranuar të stërvit me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar-Solskjaer.

Ndryshe, United ka katër alternativa të tjera për ta zëvendësuar reprezentuesin e Belgjikë, ku përfshihet edhe Fernanrdo Llorente, i cili është lojtar i lirë. /Telegrafi/