Manchester United ka arritur marrëveshje me Romelu Lukakun për vlerën e 75 milionë funte.
Zyrtarizimi do të bëhet të enjten më vonë.
Belgu ishte në bisedime me Chelsea për tu rikthyer, por siç duket Jose Mourinho e ka fituar garën me Antonio Conten.
United kreu punë shpejtë pasi që ishte refuzuar dy herë për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.
Lëvizja e Lukakut do t’i hap rrugë edhe transferimit të Wayne Rooneyt. /Telegrafi/