Telegrafi

Lukaku afër rikthimit pas lëndimit, plani i Interit për belgun

Romelu Lukaku nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës sonte, por ai është afër rikthimit për Nerazzurrët.

Sulmuesi belg 29-vjeçar u kthye në klubin milanez në një marrëveshje huazimi prej 8 milionë eurosh nga Chelsea në verë dhe pati një fillim të mirë të jetës nën drejtimin e Simone Inzaghit, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim në dy ndeshjet e tij të para të sezonit.

Pas humbjes nga Lazio, Lukaku u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi muskulor, duke e lënë atë të padisponueshëm që atëherë.

Sipas Calciomercato.com, Lukaku ka qenë duke u stërvitur individualisht ditët e fundit dhe shpreson që të rikthehet në seancat stërvitore të skuadrës në ditët në vijim.

 

Ai nuk ka dashur të nxitojë rikuperimin e tij përpara Kupës së Botës në Katar, prandaj nuk do të bashkohet me Interin për përballjen e sotme me Barcelonën.

Synimi i Lukakut është të jetë në skuadrën e Interit për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Salernitana të dielën më 16 tetor, ku ai mund të bëjë një paraqitje nga stoli.

Nëse kjo shkon mirë, ai do të vazhdojë të punojë shumë përpara se të bëjë një rikthim të plotë për ndeshjen kundër Fiorentinës të shtunën më 22 tetor. /Telegrafi/