Site icon Telegrafi

Luka Modric vendos të qëndrojë te Reali

Luka Modric ka vendosur përfundimisht që të qëndrojë te klubi mbretëror, Real Madrid.

Mesfushori kroat ka respektuar vullnetin e bordit të klubit në takimin e fundit të mbajtur sy më sy, ku zyrtarët kanë konfirmuar dëshirën e tyre për të përmirësuar pagën e tij.

AS shkruan se burimet e afërta me lojtarin kroat kanë konfirmuar se ai ka vendosur të qëndrojë te Real Madridi.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Interi u shfaq si klubi më i interesuar për shërbimet e 32 vjeçarit, i cili shkëlqeu në Kampionatin Botëror.

Nerazzurët fillimisht propozuan një kontratë gjashtëvjeçare me pagë 10 milionë euro në vit dhe me premtimin për të kaluar në fund të karrierës në Superligën e Kinës te Jiangsu Suning pas katër sezoneve në Serie A.

Edhe pse Modric ka qenë në heshtje gjithë kohën, ai nuk e mohoi në asnjë moment ofertën e Interit, duke sugjeruar madje se ishte propozim serioz.

Modric vendimin e tij për të qëndruar e mori në konsultim me familjen e tij dhe këshilltarët e afërt.

Të premtën në mëngjes ai aludoi për një vendim të tillë kur postoi një foto nga Valdebebas duke stgërvitur.

Në realitet, Modric gjithmonë ka preferuar që të qëndrojë në klubin ku u bashkua në vitin 2012 e ku fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve.

Modric nuk është një prej më të paguarve te Reail, por me dy vite të mbetura në kontratën e tij, Reali ka shprehur gatishmërinë për të rritur pagën e tij dhe për ta bërë më të paguarin në pozitën e tij.

Kjo pritet të jetë më shumë se e mjaftueshme që ai të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version