Telegrafi

Luka Modric thumbon Messin dhe Ronaldon: Më në fund bota e mori vesh që futbolli nuk është vetëm gola

Luka Modric jo vetëm që i ka thyer Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, por e ka thyer edhe mitin ndërmjet përsosmërisë në mesfushë dhe golave. 

Kroati është i kënaqur që puna e tij në qendër të fushës është vlerësuar dhe se çmimi nuk është dhënë në bazë të golave.

Lexo po ashtu Topi i Artë 2019: A mund ta fitojnë sërish Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi?

“Udhëtimi ka qenë shumë i gjatë dhe i vështirë, dhe për shkak të kësaj unë jam edhe më i lumtur për gjithçka që po ndodh tani”, ka thënë fillimisht ai në një intervistë për GQ Magazine.

“Të gjitha çmimet, siç është çmimi i FIFA World Player ose ‘Topi i Artë’, kanë më shumë shije kur jeni në dijeni se askush nuk ju dhuruar asgjë”.

“Askush nuk më ka falur ndonjë gjë. Gjithçka që kam arritur ka ardhur përmes punës”.

Lexo po ashtu Fituesi i 'Topit të Artë', Luka Modric kishte një fëmijëri brutale – Ishte refugjat, gjyshin ia kishin qëlluar për vdekje në luftë dhe u refuzua disa herë nga disa klube kroate

“Më bën të lumtur që njerëzit më në fund kanë njohur të gjitha ato që kam arritur në karrierën time sportive”.

“Është e vërtetë se unë kam pasur shumë fitore që kjo të ndodhë, siç është titulli i tretë i Ligës së Kampionëve dhe finalja në Kupën e Botës me një komb aq të vogël sa Kroacia , gjë që ishte e paimagjinueshme”.

“Vetëm tash të tjerët e kanë kuptuar se futbolli nuk është vetëm gola, gola dhe gola”, ka deklaruar ai për GQ Magazine.

Në nëntor, Modriç fitoi çmimin si sportisti i vitit të dhënë nga GQ Magazine. /Telegrafi/