Site icon Telegrafi

Luka Modric mbetet te Real Madridi, por i lë në ‘luftë’ klubin spanjoll dhe Interin – Mbretërit padisin në FIFA italianët

Real Madridi dhe Interi ishin futur në një ‘luftë’ të madhe, por pa zhurmë për mesfushorin kroat, Luka Modric.

Më 14 gusht, Inter ka marr një letër nga FIFA, ku klubi spanjoll është ankuar për bisedimet e dyshuara me lojtarin kroat.

Ka qenë vetë FIFA që e ka njoftuar Interin se kishte hapur një hetim për këtë çështje.

Akuza e Real Madridit janë se klubi italian ka folur me lojtarin, duke mos i treguar klubit me të cilin ai ka kontratë, duke shkelur rregullat për transferime.

Interi, në një letër të dërguar më 16 gusht drejt FIFA-s është mbrojtur për këtë çështje.

Klubi italian thotë se nuk ka qenë kurrë në kontakt me lojtarin, e lërë më të ketë hapur bisedime direkt me të.

“Nuk kemi qenë asnjëherë në kontakt direkt me lojtarin”, thuhet në reagimin e klubit zikaltër.

Në anë tjetër Interi sot është sulmuar edhe nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Ai kishte thënë se Interit po përdorë para të dyshimta për ta joshur Modricin.

“FC Internazionale njofton se do të marrë masa ligjore kundër z.Javier Tebas për deklaratat e bëra sot në shtyp”, thuhet në një deklaratë të shkurtër në faqen e Nerazzurrëve. /Telegrafi/

Exit mobile version