Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2018.
Kroati ka marr më së shumti vota nga 180 gazetarë nga 180 vende të botës, duke tubuar gjithsej 753 pikë.
Ai e ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmannin që e mbyllën garën në vendin e dytë dhe të tretë.
👏👏👏 The 2018 Ballon d'Or is Luka Modric (@lukamodric10)! #ballondor pic.twitter.com/2W0JGJpisn
— Ballon d'Or (@ballondor) December 3, 2018
Modric e fiton për herë të parë këtë çmim, duke i dhënë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që e fituan nga pesë herë në 10 vitet e fundit.
Modric e ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin, ndërsa doli në vendin e dytë me Kroacinë në Kampionatin Botëror.
Quelle surprise! Luka Modric wins the 2018 #BallondOr, breaking the Messi/Ronaldo duopoly and also the shelf in his trophy cabinet pic.twitter.com/NYdWIL23JC
— Neil Barker (@Mockneyrebel) December 3, 2018
Ai ishte kapiten i Kroacisë në këtë garë, që bëri befasinë më të madhe.
Me këtë triumf Modriç kompleton tre trofe personal të çmimeve pasi e fitoi më parë edhe çmimin për lojtarin më të mirë të vitit në UEFA dhe çmimin “Best” të FIFA-s. /Telegrafi/